Number of visitors on page:

N/A

Product visitors:

N/A

NË KRAHËT E GJAKOSUR TË NJË DASHURIE nga Hasan Erkek

6.00

Share:

About

Libër i shtresuar në mendime dhe ndjesi të matura poetike

Nga Prof. Jeton Kelmendi PhD

Libri “Në krahët e gjakosur të një dashurie” I autorit turk Hasan Erkek, të cilin e kam përkthyer nga Gjuha Angleze, më ka impresionuar, si për nga koncepti shkrimorë, poashtu edhe për nga qasja tematike dhe strukturimi i ideve.

Poeti Erkek nxjerr në pah një pasqyrë të thellë të bukurisë së dashurisë dhe vuajtjes nepermjet vargjeve të thella dhe mendimeve të frymzuara nga ngjarje interesante. Ai ndërton koncepte interesante për materjen e poezisë, ku natyrshëm dominon dashuria ndaj njeriut, me theks të veçantë ndaj femres. Kësi soji Hasan Erkek, me shkrimin e tij të pasur në poezi dhe fuqinë e fjalës, na udhezon në një udhetim emocional, duke na treguar se si dashuria dhe tronditjet e saj mund të prekin shpirtin dhe të ngjallin shpresa të reja. Guximi për të shresuar, mbase mund të konsiderohet si një fakt mi të cilin krijon poeti Hasan Erkek.

Me një lirizem të vecantë, autori shpalos ndjenjat e dashurise dhe dhimbjes me një sinqeritet të shkruar, duke na lejuar të ndjehemi afër personazheve dhe ngjarjeve. Fuqia e fjalës në ketë libër shfaqet në çdo varg dhe fjalë, duke na bërë të reflektojme mbi thelbin e jetës dhe të ndihemi të lidhur me shqetesimet dhe gëzimet e përsonazhëve.

Ajo që kam vërejtur gjatë përkthimot dhe që duhet potencuar është se ai ka një strukturë të mirëorganizuar dhe një model të bukur vargimi, ku libri flet për thelbin e dashurisë në mënyrë të ngrohtë dhe të prekshme. Hasan Erkek shfaq njohuri të thella sidomos për thelbin e ndjenjave njerëzore dhe u jep atyre një zë të vecantë nëpërmjet poezisë së tij. Për mua si një lexues I pasionuar I poezisë, Libri “Në krahët e gjakosur të një dashurie” nuk është thjeshtë një libër, por një përvojë letrare që na rikujton se si fjala mund të jetë një mjet i fuqishem për të shprehur emocionet dhe perjetimet me të thella njerëzore. Me një sintezë të mrekullueshme të poezisë dhe mendimit të thellë, Hasan Erkek na ofron një vepër të mire letrare që të ngarkon me ndjenja dhe të mbanë afër deri në fund të leximit.

Ky libër është një përpjekje e jashtëzakonshme për të shkruar thellësinë e ndjenjave dhe për të ndërtuar një arkitekturë poetike që shkel mbi kufijtë e zakonshëm.

Me një stil të pasur në imazhe, autori hedhon lexuesin në valët e një deti të padukshëm të ndjenjave. Fjala bëhet instrumenti i tij më i fuqishëm, një çelës i misterit të dashurisë që hap dyert e një bote të panjohur. Hasan Erkek nuk është thjesht një shkrimtar; ai është një krijues i universit poetik, ku fjalët janë shpirti që fluturojnë lirisht në qiellin e thellë të ndjenjave njerëzore.

Nëpërmjet vargjeve të tij të zgjedhura me kujdes, lexuesi ndihet si një udhëtar që ecën në rrugën e një pasionit të papërshkueshëm. Në këtë odë të dashurisë, gjuha bëhet muzikë dhe vargjet janë notat e një simfonie të pathënë. Nëpërmjet shprehjeve poetike, Hasan Erkek çon lexuesin drejt zemrës së një dashurie të madhe, ku emocionet bien si harku i një çastit magjik.

Libri nuk është vetëm një pasqyrë e thellësisë së ndjenjave, por edhe një udhëzues i bukur për fuqinë dhe pasurinë e fjalesës. Në këtë det të bukur të shprehjeve poetike, lexuesi gjen një lumturi të veçantë në rrugën e shpirtit. Në kraharorët e dashurisë së gjakosur, Hasan Erkek na fton të hedhim hapat tanë dhe të zhytemi në ëndërrën e një dashurie që shtrihet përtej kohës dhe hapësirës.

Me këtë vepër të jashtëzakonshme, Hasan Erkek na kujton se fjala është një thesar i pashmangshëm, një pasuri e pandalshme që ruan misterin e ndjenjave tona më të thella. Lirisht mund të thuhet se është një poezi e pasur dhe frymëzuese, një udhëtim i papërmbajtur në botën e ndjenjave dhe fjalesës së bukur.

 

 

Category Tags ,
Publisher:

Biblioteka

Autor:
Hasan Erkek

Edition:
IWA Bogdani, Brussels – Prishtina
www.iwabogdani.org
iwabogdani@gmail.com
0032494464251

Redaktor:
Dr. Bujar Tafa

Përktheu nga Anglishtja:
Jeton Kelmendi

Dizajni dhe kopertina:
Bogdani design

Copyright © Hasan Erkek dhe IWA Bogdani

Katalogim në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës”Pjeteër Bogdani”

 

 

821.18-1

Erkek, Hasan

Në krahët e gjakosur të një dashurie : poezi / Hasan Erkek ; përktheu nga anglishtja Jeton Kelmendi. – Prishtinë : IWA Bogdani, 2024. – 80 f. ; 20 cm.

1. Kelmendi, Jeton

ISBN 978-9951-394-18-5

Related Products